Reflektime, fama dhe…/ Këngëtari i njohur Butrint Imeri flet hapur për jetën: Kam humbur kohë me personin e gabuar

Butrint Imeri ka folur hapur për jetën e tij personale, duke ndarë disa reflektime mbi dashurinë, famën dhe karrierën muzikore.
Gjatë një interviste së fundmi, këngëtari u ndal te përvojat e tij në marrëdhëniet sentimentale, duke pranuar se në të kaluarën ka humbur shumë kohë me personin e gabuar. Sipas tij, përvojat e jetës e kanë bërë të ndryshojë mënyrën se si i qaset dashurisë.
Këngëtari pranoi gjithashtu se fama e bën më të vështirë të gjejë një dashuri të sinqertë, pasi është e vështirë të kuptosh qëllimet e vërteta të njerëzve. Megjithatë, ai u shpreh optimist se personi i duhur vjen në momentin e duhur.
Përveç jetës personale, Butrint Imeri foli edhe për projektet e tij më të fundit muzikore, përfshirë sfidën e lidhur me albumin e ri, për fituesit e së cilës është parashikuar një çmim prej 100 mijë eurosh.
Në fund, artisti u shpreh se muzika mbetet pasioni i tij më i madh dhe se nuk do të hiqte dorë kurrë prej saj, pavarësisht sfidave apo ndryshimeve që mund të sjellë jeta.


