Çfarë po ndodh në Fier? Përfshihet nga flakët automjeti në qendër të qytetit

Aktualitet

Çfarë po ndodh në Fier? Përfshihet nga flakët
Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 06:00 në një parkim publik në lagjen “Konferenca e Pezës”, në qendër të Fierit.

Tymi i dendur ka alarmuar banorët e pallatit pranë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri është vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja e flakëve në automjetet e tjera.

Në vendngjarje ndodhen edhe efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë shkaktuar vetëm në automjetin e përfshirë nga flakët.

 

ME TE LEXUARAT