Publikohet data e nisjes së punimeve të Kuvendit, votohet për rritje pagash për këtë kategori

Aktualitet

Publikohet data e nisjes së punimeve të Kuvendit, votohet për
Zbardhet projekt kalendari i punimeve të Parlamentit deri në 25 shtator. Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare do të mblidhet në 8 shtator për të miratuar draftin dhe seanca  e parë e sesionit  do të zhvillohet të martën në orën 17.00.

Kjo seancë ka kryesisht karakter ceremonial dhe nuk miratohen ligje, por do të mbajnë një fjalë; kryetari i Kuvendit e kryetarët e grupeve parlamentare.

Dy seancat e tjera do të zhvillohen në 17 dhe në 24 shtator.

Bie në sy se në këtë kalendar janë futur për miratim edhe ndryshimet ligjore për rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve, ndryshime që sipas Gjykatës Kushtetuese duhej të ishin miratuar deri në 31 korrik.

Çështja e pagave të magjistratëve është kthyer në një debat mes qeverisë dhe gjyqtarëve e prokurorëve; pasi këta vendosën të zbatojnë drejtpërdrejt vendimin e kushtetueses duke rritur pagën e tyre.

Ndërkohë që qeveria u bllokoi pagën duke kërkuar ta përllogarisin sipas formulës së vjetër që është rrëzuar nga kushtetuesja derisa parlamenti të miratojë ligjin e ri.

Zbardhet data, ja kur nisin punimet e Kuvendit, brenda shtatorit votohet për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion