Nxori ar'mën dhe qëlloi në ajër pas konfliktit me një tjetër, çfarë i ndodhi më pas 53-vjeçarit në Himarë
Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Himarë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Bunec, ku pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, organizuan operacionin e koduar “Bunec”.
Në pranga përfundoi shtetasi F. L., 53 vjeç, banues në Bunec. Sipas hetimeve paraprake, pas konfliktit me shtetasin M. D., 53-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar në ajër.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë dhe karikatorin e saj me fishekë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.


