“Nuk ishin më shumë se 10 mijë protestues”, Aktivisti: Reagimi i policisë i tepruar

Aktualitet

“Nuk ishin më shumë se 10 mijë protestues”,

Aktivisti Migen Qiraxhi, nga “Qëndresa Qytetare”, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se Policia e Shtetit nuk e menaxhoi mirë situatën në protestën e sotme të Partisë Demokratike.

“Mendoj që nuk ishte një situatë e menaxhuar mirë nga Policia e Shtetit. Dukshëm disa veprime të tyre ishin në tejkalim të proporcionalitetit”, tha Qiraxhi.

Ndërsa në lidhje me protestën në vetvete, aktivisti u shpreh: “Ajo që më shqetëson është se Partisë Demokratike duket se i ka ngelur makina e kohës. Edhe presin që nga të njëjtat veprime të kenë rezultate të ndryshme.

Është e vështirë të evidentohet strategjia politike e kësaj force kur sheh këtë lloj sjelljeje”.

Sipas tij, “edhe gjuha e komunikimit është e njëjta” dhe vështirë se do të prodhojë rezultate. (A2 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion