Pse u bashkuan 7 bandat? Eksperti i sigurisë zbulon detajet: Nga këto përgjime ka dalë që...

Aktualitet

Pse u bashkuan 7 bandat? Eksperti i sigurisë zbulon detajet: Nga këto

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku ka komentuar megaoperacionin e zhvilluar nga SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër-arreste.

Softa bëri një analizë se si kanë bashkëpunuar këto grupe me njëra-tjetrën:

“Nga këto përgjime ka dalë që grupet bashkëveprojnë në tre elementë, për pronat, për lëndët narkotike dhe për lojërat e fatit. Kjo i ka bërë këto 7 grupe të jenë bashkë, të jenë bashkë e të flasin për vlera të mëdha. Nëse u tha në këtë aksion u kapën 3 milionë euro, kjo unë mendoj është diçka shumë kalimtare në raport me vlerat reale që bota kriminale, ka por me 3 milionë euro ti mund të paguash në një vit 2500 pensionist, mund të paguash 500 punonjës policie, rrogën e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne po flasim për qindra milionë euro, të cilat janë dëme të shkaktuara në këtë shoqëri. Shoqëria nuk matet vetëm te vrasjet dhe te atentatet, por edhe te dëmi ekonomik”,-tha Softa.

Ai tha se në veprimtaritë kriminale të këtyre grupeve, patjetër që ka ndihmë edhe nga forca të pushtetit duke marrë pjesë dhe në fushata zgjedhore.

ME TE LEXUARAT