Era e fortë rrëzon skelat në një pallat, dëmtohen disa makina

Aktualitet

Era e fortë rrëzon skelat në një pallat, dëmtohen disa

Kosova është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme, ku nuk ka munguar era e fortë, stuhitë e shiut dhe të breshërit.

Për shkak të erës së fortë janë rrëzuar disa skela në një pallat në Prishtinë, duke rënë mbi makinat e parkuara poshtë.

“Në lagjen Qafa në Tophane janë rrëzuar disa skele gjatë punimeve. Nuk ka lëndime në njerëz, vetëm janë dëmtuar disa automjete. Për momentin ekipet janë duke e pastruar vendin.

Njëherë duhet të kryhen hetimet për shkakun, por ka mujt me qenë era e fortë ose diçka tjetër por nuk kemi ndonjë vlerësim se çka ka ndodhur realisht”, tha Fushtica për mediat në Kosovë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion