Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë largimin e qeverisë dhe gjithë klasës politike
Lajmifundit
/
15 Korrik 2026, 20:02
Aktualitet

Protestuesit u grumbulluan në sheshin Skënderbej në Tiranë, në ditën e 46-të të protestës, ku kërkohet largimi i Qeverisë dhe i gjithë klasës politike.
Me simbole Kombëtare, flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit kanë bërë thirrje për arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha.
Më pas ata nisën marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku do të ndalen para godinës së Kryeministrisë, ku mbajnë edhe fjalime.


