Protestuesit i bllokojnë Ramës të gjitha daljet e Kryeministrisë! Kreu i qeverisë në zyrë

Aktualitet

Protestuesit i bllokojnë Ramës të gjitha daljet e

Ashtu siç ishte paralajmëruar, situata është përshkallëzuar më tej mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë bllokuar të gjitha daljet e godinës.

Qytetarët janë pozicionuar në disa hyrje të Kryeministrisë, ndërsa kreu i qeverisë, Edi Rama, raportohet se ndodhet ende në zyrën e tij.

Ndërkohë, godina e Kryeministrisë është rrethuar nga forca të shumta të Policisë së Shtetit, efektivë të FNSH-së, ndërsa pranë godinës është vendosur një autobot uji.

Përballë kordonit policor, protestuesit vijojnë qëndrimin dhe thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe arrestimin e kreut të qeverisë.

ME TE LEXUARAT