Protestuesi shkëputet nga turma, ndjek me çadër policin

Aktualitet

Protestuesi shkëputet nga turma, ndjek me çadër policin

Një moment i veçantë në protestë ishte dhe ai i një qytetari që shkëputet nga turma e protestuesve dhe me çadër në dorë ndjek një nga efektivët e policisë, që ndodhej para Kuvendit.

Sic shihet nga pamjet, qytetari ndjek disa metra policin, por një polic tjetër e ndalon duke tentuar ta godasë.

Pas hedhjes së molotovëve në sheshin para Kryeministrisë, qytetarët janë zhvendosur para Kuvendit ku dhe atje forcat e policisë kanë ngritur një tjetër kordon.

Autobotë me ujë të shoqëruar nga forcat e policisë janë drejtuar drejt Kuvendit për të shpërndarë protetuesit./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion