Protestuesi nga Prishtina para Kryeministrisë: Jemi me nënën Shqipëri, poshtë diktatura

Aktualitet

Protestuesi nga Prishtina para Kryeministrisë: Jemi me nënën

Protestuesit janë mbledhur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Një mesazh mbështetjeje për protestuesit në Tiranë ka ardhur nga Kosova.

Mes mijëra qytetarëve të mbledhur para Kryeministrisë, fjalën e mori një protestues i ardhur nga Prishtina. 

Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve të mos tërhiqen nga kauza e tyre dhe të vijojnë qëndresën kundër qeverisë. Në fjalën e tij, protestuesi theksoi se qytetarët e Kosovës qëndrojnë në krah të atyre që protestojnë në Shqipëri.

“Kam ardhur nga Prishtina. Vetëm një lutje kam për ju: mos u dorëzoni Rezistoni dhe do fitoni. Kosova është me juve, Kosova është me nënën Shqipëri. Poshtë diktatura, rroftë revolucioni!”, deklaroi ai, mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të turmës.

Prania e protestuesve nga Kosova është përshëndetur nga pjesëmarrësit. 

ME TE LEXUARAT