FOTO-LAJM/ Mesazhi i fortë i diasporës drejtuar Ramës në protestë: Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty!

Një pankartë me një mesazh të drejtpërdrejtë politik ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Mes protestuesve, diaspora shqiptare është bërë pjesë e manifestimit me një mesazh simbolik dhe domethënës drejtuar kryeministrit Edi Rama.
“Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ne ty!”, shkruhej në pankartën e mbajtur nga protestuesit, e cila shoqërohej me ilustrimin e një të riu me mbishkrimin “Diaspora” në bluzë, teksa ngrinte grushtin lart përballë siluetave të qyteteve të njohura evropiane, si Londra dhe Parisi.
Mesazhi i përcjellë përmes kësaj pankarte pasqyron pakënaqësinë e shumë emigrantëve shqiptarë, të cilët e lidhin largimin e tyre nga vendi me zhvillimet e viteve të fundit.
Përmes pjesëmarrjes në protestë, ata kanë zgjedhur të bashkojnë zërin e tyre me qytetarët në Tiranë, duke kërkuar ndryshim politik dhe largimin e kreut të qeverisë.


