Protestë në Akërni kundër ndërtimeve! Banorët e Vlorës shembin gardhin rrethues dhe ...

Aktualitet

Protestë në Akërni kundër ndërtimeve! Banorët e

Mbi 100 banorë të zonës dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar këtë të premte në Akërni kundër punimeve që kanë nisur prej disa ditësh brenda zonës së mbrojtur mjedisore.

Protesta u zhvillua në zonën e Hidrovorit të Akërnisë, ku qytetarët kundërshtuan ndërhyrjet në pyll, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe më shumë transparencë mbi projektin që po zbatohet në këtë territor.

Gjatë protestës, qytetarët shembën gardhin rrethues të vendosur nga kompania që po kryen punimet, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërtimeve në zonën e mbrojtur.

Protestuesit deklaruan se Akërni është një pasuri publike dhe zonë e mbrojtur me ligj, ndaj çdo ndërhyrje duhet të respektojë legjislacionin mjedisor dhe të konsultohet me komunitetin lokal.

Situata është ndjekur nga afër edhe nga forcat e policisë, të cilat kanë qenë të pranishme në terren gjatë protestës.

ME TE LEXUARAT