Protestat në Tiranë për përdhunimin e 15-vjeçares, kreu i KMSH: I papranueshëm çdo rast abuzimi

Aktualitet

Protestat në Tiranë për përdhunimin e 15-vjeçares,

Abuzimi seksual i 15-vjeçares në Lezhë ka sjellë protesta masive në Tiranë. Me sloganin “Edukoni djalin”, protestat kërkojnë drejtësi për 15-vjeçaren dhe për të gjithë vajzat që bien re e përdhunimeve. Për këtë situatë, ka reaguar kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu. Përmes postimi në Facebook, ai e dënon këtë veprim.

“Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore. Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës.

Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë.

Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet”, tha Spahiu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion