Protestat në Greqi/ Protestuesit hedhin molotov drejt Kuvendit, i venë flakën “Ushtarit të Panjohur”

Aktualitet

Protestat në Greqi/ Protestuesit hedhin molotov drejt Kuvendit, i venë

Protestuesit kanë hedhur molotov drejt Kuvendit në kryeqytetin grek. Situata u tensionua kur disa qytetarë hynë në oborrin e Parlamentit, ndërsa i vunë flakën monumentit të Ushtarit të Panjohur.

Protesta masive kanë “shpërthyer” në të gjithë Greqinë, me qytetarët që janë ngritur në shenjë revolte, dy vite pas përplasjes tragjike të dy trenave që solli humbjen e jetëve të 57 personave.

57 persona, pothuajse të gjithë studentë, u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një lokomotivë mallrash në luginën e Tempes më 28 shkurt 2023, duke e shënuar atë si aksidentin më të rëndë hekurudhor në historinë e Greqisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion