Akuzat e Berishës për arratisjen e Engjëll Agaçit, reagon për herë të parë Rama: Ja e vërteta

Politikë

Akuzat e Berishës për arratisjen e Engjëll Agaçit, reagon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat e Berishës për arratisjen e Engjëll Agaçit.

Edi Rama: Prej ditësh këneta ka marrë peng Engjëll Agaçcin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën, familjen me fermant të bufit që e shpalli sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë të arratisur nga drejtësia. Agacci studio në Itali, u bë pjesë e një prej studiove të njohura të avokatisë në Romë, u kthye në Shqipëri me ftesën time dhe i përket ajkës së juristëve shqiptarë.

Për atë që përfaqëson është vlerësuar me medalje nderi nga Presidenti i Italisë. Para disa kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes si pasojë e një bllokimi të një arterie koronare për të cilën u operua në zemër dhe pas operacionit pati një dalje të mushkërive nga funksioni gjë që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion