Protesta shtrihet në Diasporë, shqiptarët mbushin sheshin në Milano

Ashtu siç ishte parashikuar, protesta kundër ndërtimeve në Nartë dhe Zvërnec janë shtrirë edhe në Diasporë.
Këtë të shtunë, qindra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali kanë mbushur sheshin kryesor të Milanos.
Me flamuj kuqezi e pankarta në duar, thirrja kryesore ka qenë: “Shqipëria nuk shitet”.
Po sot, është parashikuar një tubim edhe në Firenze, Vlorë, Londër, Washington, Neë York, Vienë, Romë, Toronto, Athinë, Frankfurt.
Ndërsa në Shqipëri, protesta është parashikuar në orën 18:00, në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër.
Protestat kanë nisur disa ditë më parë në Zvërnec, ku incidenti i shkaktuar nga roja private që tërhoqi zvarrë një qytetar, solli reagime të ashpra dhe organizim të tubimeve, të cilat kanë qenë të përditshme në Tiranë.


