Detaje nga mesazhi me eksploziv në Lezhë/ Çifti Mirashi ndodheshin brenda banesës, pronari: Isha në gjumë, s'kam asnjë problem me asnjë

Aktualitet

Detaje nga mesazhi me eksploziv në Lezhë/ Çifti Mirashi

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës në fshatin Rrilë të Lezhës.

Sipas të dhënave, lënda plasëse është vendosur në derën e një banese 2-katëshe në pronësi të Mirash Mirashit. Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës, duke shkaktuar dëme materiale në hyrjen e shtëpisë.

Në momentin e ngjarjes, brenda banesës ndodheshin pronari dhe bashkëshortja e tij.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Pronari ka treguar se shpërthimi ka qenë i fortë dhe se i ka rrezikuar jetën, ndërsa ka thënë se nuk ka konflikte me askënd dhe jeton i qetë me familjen e tij.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të vendosjes së lëndës plasëse.

“Më kanë vendosur dinamitin te era. Shpërthim shumë i fortë. Më kanë rrezikuar jetën.  Unë isha në gjumë. Nuk kam asnjë problem me asnjë. Jetoj me gruan dhe fëmijët i kam jashtë. I bëj thirrje mos të merren me moshën time”, tha pronari në një prononcim për mediat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion