Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Lajmifundit
/
25 Qershor 2026, 22:13
Aktualitet

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull.
Si pasojë e erës së fortë, disa pemë janë rrëzuar në rrugën e fshatit Haskovë, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë, shkarkesat e fuqishme atmosferike kanë goditur një shtyllë elektrike në territorin e Dropullit, duke shkaktuar zjarr në një sipërfaqe kullote.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit në zona të tjera.


