Protesta në Triport për Tecet lundruese me pjesëmarrje të ulët, vlonjatët nuk iu bashkuan thirrjes së shoqërisë civile

Aktualitet

Protesta në Triport për Tecet lundruese me pjesëmarrje të

Qytetarët vlonjatë nuk iu bashkuan thirrjes së shoqërisë civile për protestën e paralajmëruar në zonën e Triportit, pranë TEC-eve lundruese.

Protesta ishte njoftuar më herët në rrjetet sociale dhe kishte në fokus kundërshtimin e gardheve rrethuese, si dhe praninë e dy TEC-eve lundruese në këtë zonë.

Për shkak të rëndësisë së objektit, zona u rrethua nga forca të shumta të Policisë së Vlorës, si dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Megjithëse ishte paralajmëruar si një protestë e madhe, pjesëmarrja rezultoi e ulët. Rreth 15 persona morën pjesë në tubim, ndërsa me pankarta në duar kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta zgjati rreth 30 minuta dhe më pas u shpërnda pa incidente.

ME TE LEXUARAT