Molotov dhe mollë drejt bashkisë Tiranë, protestuesit përplasen "trup më trup" me policinë

Aktualitet

Molotov dhe mollë drejt bashkisë Tiranë, protestuesit

Mollë, vezë, kastraveca janë përdorur nga militantët e Rithemelimit për të gjuajtur goditën e bashkisë së Tiranës por edhe efektivët gjatë protestës së zhvilluar paraditen e sotme. Përveç vezëve, protestuesit e thirrur nga opozita para bashkisë së kryeqytetit, nuk kanë kursyer as molotovët dhe përplasjet "trup me trup" me policinë. 

Tensione në tubimin para Bashkisë Tiranë, protestuesit heqin një pjesë të barrierave metalike!

Molotov dhe mollë drejt bashkisë Tiranë, protestuesit

Tubimi i sotëm para Bashkisë Tiranë është shoqëruar me tensione mes efektivëve dhe protestuesve.

Protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të Bashkisë dhe bomba molotov. Më pas ata kanë hequr një pjesë të gardhit metalik që rrethonte godinën.

Molotov dhe mollë drejt bashkisë Tiranë, protestuesit

Ndërkohë efektivët e policisë me skafandra në kokë janë vendosur “gardh” para Bashkisë Tiranë.

“Mos u intimidoni policia duhet të mbrojë qytetarët. Askush nuk ka punë me policinë e shtetit. Lejoni anëtarët e këshillit bashkiak të hyjnë brenda dhe të bëjnë punën e tyre”, thotë një nga protestuesit.

Tym e flakë, përshkallëzohet situata para bashkisë Tiranë, protestuesit hedhin molotov

Molotov dhe mollë drejt bashkisë Tiranë, protestuesit

Ka pasur sërish përshkallëzim në protestën e opozitës para bashkisë Tiranë. Sapo Belind Këlliçi mori fjalën protestuesit kanë hedhur molotov.

Molotov dhe mollë drejt bashkisë Tiranë, protestuesit

Humb ndjenjat efektivi i policisë në protestën e opozitës, merret me ambulancë

Molotov dhe mollë drejt bashkisë Tiranë, protestuesit

Një efektiv policie është ndjerë keq e më pas ka humbur ndjenjat.

Efektivi është larguar nga kordoni policor nga kolegët e tij.

Argita Malltezi kërkon lirinë e Berishës nga protesta e opozitës, mesazhi në bluzën e saj

Molotov dhe mollë drejt bashkisë Tiranë, protestuesit

Mes protestuesve para bashkisë së Tiranës ishte dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

Edhe këtë herë Malltezi mbante veshur bluzën me thirrjen: ‘Lironi liderin e opozitës’.

Molotov dhe mollë drejt bashkisë Tiranë, protestuesit

Kujtojmë se protesta e opozitës po mbahet para Bashkisë së Tiranës, në shenjë kundërshtie pas operacionit për dosjen ‘5D’ që çoi në arrestimin e disa zyrtarëve të këtij institucioni.

Protesta e opozitës, gardh metalik dhe autobote, policia blindon Bashkinë Tiranë

Molotov dhe mollë drejt bashkisë Tiranë, protestuesit

Pak para nisjes së protestës para Bashkisë Tiranë, të thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita në lidhje me dosjen “5D”, forca të shumta policore duket se janë stacionuar në zonë.

Molotov dhe mollë drejt bashkisë Tiranë, protestuesit

Ashtu si edhe protestat e fundit, pritet që edhe sot të ketë përshkallëzim të situatës, ndaj efektivë të shumtë janë në terren në përpjekje për të kontrolluar situatën e për të siguruar mbarëvajtjen normale të protestës.

Bashkia është rrethuar gjithashtu edhe nga gardhi metalik, pas të cilëve do të vendosen kordonët e policisë. Por ndryshe nga herët e tjera, gardhi këtë herë është përforcuar.

Në pamjet e siguruara, duket se në zonën pranë bashkisë janë vendosur edhe autobote, të cilat do të përdoren në rastin e përshkallëzimit të tensioneve e dhunës në protestë.

 

ME TE LEXUARAT