Protesta e dhunshme e PD/ 15 të arrestuar, 9 nën hetim! Nis procedimi penal për Klevis Balliun

15 persona janë arrestuar nga policia pas protestës së dhunshme të PD, ndërsa 9 prej tyre janë nën hetim në gjendje të lirë.
Mes të shoqëruarve ka pasur edhe të mitur, por janë lënë të lirë.
Policia ka nisur procedimin penale edhe për deputetin demokrat Klevis Balliu, pas protestës që përshkallëzoi në tensione mbrëmjen e djeshme.
Protesta e 22 marsit prodhoi molotovë dhe fishekzjarre ndaj kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës, pranë Bankës së Shqipërisë ku u shënjestrua selia e PS, por pa mundur të depërtohej. Berisha dhe protestuesit nuk mundën të arrinin dot parlamentin, pasi forcat e policisë krijuan gardhe sigurie.
Molotovët lënduan 6 efektivë të policisë, të cilët po marrin trajtim në QSUT dhe te Spitali i Traumës.


