“4 mln euro për Kanye West”, protestuesja: Rama nuk i zhbllokoi kurrë paratë as për tërmetin e përmbytjet

Politikë

“4 mln euro për Kanye West”, protestuesja: Rama nuk i zhbllokoi

Gjatë protestës së opozitës, një qytetare ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për financimin e koncertit të artistit amerikan Kanye West, duke thënë se fondi prej 4 milionë eurosh do të mbulohet nga taksat e qytetarëve.

Në fjalën e saj, protestuesja deklaroi se qeveria ka zhbllokuar fondin e emergjencës për organizimin e koncertit, duke e krahasuar këtë vendim me, sipas saj, mungesën e ndërhyrjeve financiare në raste të tërmetit dhe përmbytjeve.

“Sot Edi Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës për të paguar biletat e koncertit të Kanye West. Çdo shqiptar do të paguajë nga xhepi 2 euro për këtë koncert, edhe pse nuk do të marrë pjesë”, u shpreh ajo.

Protestuesja argumentoi se fondet publike duhet të përdoreshin për pensionistët, pacientët në spitale dhe kategori të tjera në nevojë, duke kritikuar prioritetet e qeverisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion