Pronari i «Delta-s» në konflikt me Vasil Bedinajn: I shkoi në hotel me persona të armatosur të një kompanie private

Aktualitet

Pronari i «Delta-s» në konflikt me Vasil Bedinajn: I shkoi

Biznesmeni Luan Muça është personi që dyshohet se është përfshirë në një konflikt me biznesmenin tjetër Vasil Bedinaj.

Ky i fundit denoncoi sot se u kërcënua nga 10 persona të armatosur. Burime për «Report Tv» thonë se vetë Muça, pronari i «Delta Group» dhe i «Deutsch Color», ka qenë në ambientet e hotelit të Bedinajt në momentin kur ka ndodhur përplasja.

Ndërkohë, personat e armatosur raportohet se kanë qenë punonjës të «SWAT Security», një kompani private sigurie në pronësi të Madrit Lleshajt.

Rezulton se kjo kompani është e kontraktuar nga Muça për të garantuar sigurinë e bizneseve të tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion