“Prokurorit i fotografuan vajzën, i futën armën në gojë...”/ Karamuço tregon krimet e bandave

Aktualitet

“Prokurorit i fotografuan vajzën, i futën armën në

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëroi se operacioni “Metamorfoza” që po godet grupet kriminale, së shpejti do të nxjerrë emra të politikanëve dhe policëve të tjerë.

I ftuar në “Top Story” Karamuço tha se SPAK po punon nën presion të madh, pasi gjyqtarët dhe prokurorët po kërcënohen.

“Në vitin 2020 kur ky drejtori i qarkut Lezhë kishte plantacione kanabisi, drejtuesi i agjencisë që duhet të kontrollonte atë që është në kërkim nga SPAK, me çfarë morali do vijë të flasë këtu. Nuk ka bërë punën e vetë, nuk kanë gojë të flasin. ‘SKY’ po i mbyll gojën shumë njerëzve që deri dje rrihnin gjoksin. Duhet të verifikon dhe ca kode aty që nuk dihet kush janë. Gjithë shteti është në akuzën, prezumohet që është i lidhur.

Në metamorfozë 3, SPAK ka paralizuar 40% të organizatave kriminale, do shohim edhe politikanë dhe më shumë policë. Çfarë bënë këta që njerëzit mos të dilnin, i futën pistoletën në gojë një bashkëshorti të një gjyqtareje, fotografuan fëmijën e një prokurori. Shiko çfarë presioni ka SPAK, por ka bërë një tërmet”-u shpreh Karamuço.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion