Prokuroria: Irsa Muçollari nuk shkroi një letër lamtumire, ishte detyrë mësimore!

Aktualitet

Prokuroria: Irsa Muçollari nuk shkroi një letër lamtumire,

Prokuroria e Gjirokastrës, deri në këtë fazë të hetimeve ka marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë prindërit, të afërmit, mësuesit dhe shokët e shkollës dhe nuk ka prova konkrete se bullizimi ka qenë shkak për këtë tragjedi.

Prokuroria pret hapjen e telefonit të viktimës, pasi përmes komunikimeve të saj mund të hidhet dritë mbi të vërtetën.

Sa i takon letrës që u gjet në sendet e vajzës, Prokuroria hedh poshtë aludimet se mund të ishte një letër lamtumire, që e mitura e kishte lënë përpara finalizimit të aktit ekstrem.  Sipas tyre, letra ishte një detyrë shkollore në lëndën e gjuhës angleze, që vajza e ka realizuar gjatë kohës kur ishte nxënëse në sistemin 9-vjeçar.

Hetimet janë përqëndruar edhe në ngjarjet e ndodhura në klasën e vjazës ditën kur kreu vetëvrasjen, sipas BW. Burime bëjnë me dije se gjatë një oreve të mësimit e mitura mbante mbi bankë telefonin e saj, ndërsa mësuesja i ka kërkuar ta hiqte atë.

Vajza kishte shprehur kundërshtime ndaj mësueses, një ndryshim nga sjellja e saj e mëparshme, ku përshkruhet si person i qetë.

Gjithashtu, dy psikologë janë përfshirë në hetime për të analizuar ndikimet emocionale të të prekurave nga kjo tragjedi, ndërsa hetimet vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion