Prokuroria e Përgjithshme kërkesë: Të falen krimet që dënohen deri në tre vite burg

Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme kërkesë: Të falen krimet që

Pas SPAK edhe prokuroria e përgjithshme i ka kthyer përgjigje ekspertëve që po hartojnë projektligjin e amnistisë nga i cili pritet të përfitojnë dhjetëra të burgosur, si dhe mbyllen qindra çështje nën hetim për krime të lehta.

Siç bënë me dije burimet, organi qendror i akuzës ka dalë kundër në dy pika të projektligjit. Së pari prokuroria e përgjithshme ka sugjerim të ndryshëm nga draftuesit për pushimin e çështjeve të kallëzuara gjatë 2025 dhe ndryshe nga pragu i dy viteve burg, kërkohet të amnistohen krimet që janë nën ndjekje penale dhe që kanë dënueshmëri deri në 3 vjet burg.

Ligjvënësit i sugjerohet më tej që kategorinë nën ndjekje penale për krime zgjedhore dhe nën kompetencë të SPAK por me këtë marzh dënimi, të shtojë kushtin e ndalimit për të përfituar. Propozimi i dytë lidhet me kushtin e përfitimit të amnistisë vetëm nëse vendimi ka marrë formë të prerë brenda 31 dhjetorit 2025. Prokuroria e përgjithshme kërkon saktësi dhe kujdes në këtë pikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion