Seanca për protestuesit e arrestuar, Klevis Balliu "mësyn" në Gjykatën e Tiranës

Aktualitet

Seanca për protestuesit e arrestuar, Klevis Balliu "mësyn"

Një incident u regjistrua në hollin e Gjykatës së Tiranës ndërsa zhvillohej seanca për protestuesit e arrestuar pas protestës së dhunshme të PD.

Një burrë u shoqërua nga Policia, pasi avokatët e protestuesve pretendojnë se i provokoi. Në këtë moment, shihet edhe deputeti Klevis Balliu që mësyn në derën e Gjykatës me fjalor ofendues dhe të papërshtatshëm drejt tij dhe e quan provokator. Policia e shoqëroi personin në fjalë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në fund të seancës, Gjykata e Tiranës caktoi masën ‘detyrim paraqitje’, duke lënë të lirë të 19 personat e arrestuar në mënyrë të paligjshme nga policia. Deputeti Klevis Balliu i quajti akuzat shpifje, ndërsa deklaroi se, policia do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion