Problemet ne kartelet kolumbiane dhe trafikantin vlonjat, kush e hoqi “qafe” shkodranin? “Fati i keq” bosit të drogës

Aktualitet

Problemet ne kartelet kolumbiane dhe trafikantin vlonjat, kush e hoqi

Gjatë ditëve të nxehta të gushtit lajmi për zhdukjen e shkodranit, Miklovan Danaj mori “dhenë”. Përpos mediave shqiptare, jehonë i bënë dhe ato spanjolle, vendi ku dhe 30-vjeçari humbi kontaktet me familjarët e tij.

“Kur burra të një moshe të caktuar dhe me kombësi të huaj zhduken, në Costa del Sol, gjithmonë ekziston një probabilitet mjaft i lartë që incidenti të jetë i lidhur me krimin e organizuar. Krim i përsorur dhe zhdukja e trupit në mënyrë që të mos mbetet asnjë gjurmë”, kështu citohej në një nga mediat spanjolle të cilët “konfirmonin” “fatin” e Danajt.

Dhe fatkeqësisht të njëjtin “fat” e ka pasur dhe shqiptari. Së fundmi është bërë me dije se trupi i pajetë i Mikovan Danajt, 30-vjeçarit nga Shkodra është gjetur në bregdetin e Marbellas.

Miklovan Danaj, i cili konsiderohej si dhe një ndër “bosat” e drogës në Spanjë, humbi kontaktin me familjen e tij më 11 maj të këtij viti. Të alarmuar për fatin e tij, familjarët e 30-vjeçarit e denoncuan në autoritetet shqiptare po ashtu edhe në Spanjë, vendi i fundit ku ai kishte lënë gjurmë.

Prej muajsh policia spanjolle ishte në kërkim të Danajt dhe kërkimet u finalizuan vetëm dy ditë më parë, 30 gusht, kur trupi i pajetë i tij u gjet në bregun e detit në Marbella. 30-vjeçari ishte zhvendosur në tokën spanjolle kohët e fundit dhe thuhet se ishte një person që kisht probleme të mëdha me kartelet kolumbiane dhe me një trafikant nga Vlora.

Familjarët e tij e kërkuan me dëshpërim, ndërkohë që disa javë më parë theksojmë se kishin marrë një mesazh shqetësues që i paralajmëronte se nuk do ta gjenin të dashurin e tyre. Sipas personit që i trokiti në derën e shtëpisë, Miklovani ishte ekzekutuar në Marbella dhe trupi i tij ishte hedhur në bregdetin e Malagës.

"Miklovan është vrarë, mos e kërkoni. Ndaloni që u shqetësuari dhe të nxisni telashe, përndryshe do të përfundoni si Mikovani”, ky ishte mesazhi i kobshëm që shkoi javë më parë në derën e familjarëve të 30-vjeçarit.

Teksa mediat spanjolle e cilësojnë atë si një trafikant droge, në skedën kriminale të Danajt rezulton një periudhë e shkurtër ndalimi në Itali, ku ai ka qëndruar për tre muaj në burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion