"Priten shtrëngata...", IGJEUM jep njoftimin: Ja qarqet ku pritet të ketë reshje shiu

Aktualitet

"Priten shtrëngata...", IGJEUM jep njoftimin: Ja qarqet ku pritet

Tirane - Pas disa javesh me mot pervelues nga i nxehti, IGJEUM ka dhene me ne fund lajmin se ne disa qarqe te Shqiperise do te kete reshje shiu.

Ne nje parashikim per diten e mërkurë, dt.26, IGJEUM shkruan:

Pritet niveli rrezik “I MODERUAR” në shumicën e qarqeve nё qendër dhe jug të vendit, ndërsa në qarqet e tjera pritet niveli rrezik “I ULËT”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nё qarkun e Vlorës (Jug) pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara.
PARASHIKIMI METEO
----------------------
RESHJET
E mërkurë, dt.26, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë, ndërsa të dobëta në të gjitha qarqet e tjera.

Reshjet në qarqet e përmendura priten të shoqërohen edhe me shtrëngata.

TEMPERATURA
E mërkurë, dt.26, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 34 °C
në vendet e ulëta: 20 / 36 °C
në vendet malore: 16 / 29 °C

ERA
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

ME TE LEXUARAT