Gruaja ndërron jetë, bashkëshorti nuk duron dot dhimbjen, vdes pas 3 orësh

Aktualitet

Gruaja ndërron jetë, bashkëshorti nuk duron dot dhimbjen, vdes

Dëgjojmë shumë për divorce dhe tradhti në çift. Por historia e një çifti të moshurish në ishullin e Rodos në Greqi na tregon se dashuria e vërtetë ekziston.

Mediet greke raportojnë se dy të moshuarit ndërruan jetë në një distancë kohore prej tre orësh.

Fillimisht u nda nga jeta gruaja 97-vjeçare dhe tre orë më vonë bashkëshorti i saj 98-vjeçar , i cili nuk mundi të përballonte vdekjen e bashkëshortes, me të cilën jetonte s për më shumë se 75 vjet.

Të vdekurit janë 98-vjeçari Anastasios Diakonikolas dhe bashkëshortja e tij 97-vjeçare, Despina.

Sipas rodiaki.gr, kur u konfirmua vdekja e 97-vjeçares, bashkëshorti i saj, në mes të një ngarkese të fortë emocionale, ndjeu siklet dhe pak më vonë pësoi arrestin e parë kardiak.

ME TE LEXUARAT