Bënte thirrje terroriste, apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Ibrahim El Salih (Lekica)

Aktualitet

Bënte thirrje terroriste, apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me burg për Ibrahim El Salih alias Letica të dënuar me 2.8 vite burg për përkrahje të ISIS dhe përkrahje të terrorizmit.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese),Dhimitër Lara (anëtar) dheDanielaShirka (anëtare), më datë11.07.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 39akti, datë 01.06.2023 regjistrimi, mbi ankimin eparaqitur nga ankuesi/i pandehuri I. E. S.(L.),kundër vendimit nr. 14, datë13.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit I. E. S. për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 232/a të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.E.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj burgim.

3. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme...”

Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.14, datë 13.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar."

ME TE LEXUARAT