Prej një javë i zhdukur në malësinë e Martaneshit, flet mbesa e druvarit: Flinte në teqe, lajmëruam...

Aktualitet

Prej një javë i zhdukur në malësinë e Martaneshit, flet

Prej një jave Agim Shehu ka ndërprerë kontaktet me familjarët e tij.

Shehu nga Kostenja, e Librazhdit ka qenë “Lugu  Desë ” Martanesh, por nuk dihet asgjë për fatin e tij, dhe kur e kanë kërkuar banorët e fshatit në pyll kanë gjetur vetëm   motorsharrën që ai përdorte për të prerë dru.

Në një komunikim telefonik për abcnews.al mbesa e tij, Silvana Shehu ka bërë me dije se  i afërmi i saj ka shkuar si çdo ditë në punë për të prerë drutë por kur personi përgjegjës për të marrë ngarkesën e druve nuk e ka gjetur në vendin e punës.


Që nga ai moment,sipas mbesës së tij nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e tij.

“Punonte më pyjet e Martaneshit dhe flinte në Teqen e martaneshit, ku edhe gatuante si guzhinier . Punën e kishte larg nga teqja dhe Kostenja. Ka përgatitur drutë e zjarrit për ti shitur. Kur ka shkuar personi të marri drutë nuk e ka gjetur,dhe ju ka telefonuar familjarëve. Nga ai moment kanë filluar kërkimet nga familjarët, më pas kanë lajmëruar policinë”, ka thënë mbesa e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion