Skandaloze! Tifozët anglezë ofendime raciste ndaj lojtarëve me ngjyrë që humbën penalltitë kundër Italisë

Anglia humbi kundër Italisë, duke mos e dërguar në shtëpi Kupën e Euro2020. Koha e rregullt përfundoi 1-1, dhe ishin penalltitë që dhanë rezultatin përfundimtar. Nga lojtarët anglezë, ishin Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka që humbën penalltitë, duke u bërë kështu viktima të sulmeve raciste.
Ata kanë marrë ofendime si emotikone majmuni dhe bananeje, ndërsa mësohet se policia ka nisur një hetim ndaj tyre dhe ka paralajmëruar se sjelljet e papranueshme nuk do të tolerohen.

Abuzimet u dënuan nga Federata e Futbollit e Anglisë, e cila shkroi se secili tifoz që bën sjellje të papranueshme nuk është i mirëpritur ta ndjekë ekipin kombëtar. Kjo treshe u fut në lojë në kohën shtesë, tamam kur ishte koha për gjuajtjen e penalltive.


