“Është në krye të procesit”, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Aktualitet

“Është në krye të procesit”, Presidentja e

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke theksuar se vendi ynë, së bashku me Malin e Zi, ndodhet në krye të procesit të anëtarësimit në BE.

Sipas saj, perspektiva europiane mbetet një faktor kyç që orienton zhvillimet politike në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nxit reformat e nevojshme për integrimin.

Edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka veçuar Shqipërinë si një nga vendet që po përparon në mënyrë të qëndrueshme në procesin e integrimit europian. Në një intervistë për BBC News, ajo u shpreh se gjatë mandatit të saj pritet që disa vende kandidate, përfshirë Shqipërinë, të mund të avancojnë më tej drejt anëtarësimit, nëse vijojnë me ritmin e reformave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion