“Poshtë narkoshteti!” – Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë
Lajmifundit
/
19 Gusht 2026, 20:17
Aktualitet

Qytetarët po marshojnë drejt Kryeministrisë për të zhvilluar protestën e 81-të kundër qeverisë së Edi Ramës.
Pasi u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ata u nisën për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë, ndërsa brohorasin në kor thirrjet për dorëheqjen e Ramës.
“Poshtë narkoshteti”, “Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Belindën”, Rama në burg, Berisha në burg” thonë ata.


