“Jam kërcënuar” – Protestuesi denoncon: Po tentojnë të na mbyllin rrjetet sociale! Sulm ndaj nesh për të na trembur

Një i ri, që ka dalë në shesh kundër qeverisë që prej ditës së parë të protestës, denoncoi se është kërcënuar, ndërsa demonstroi live edhe se po tentojnë që t’i bllokojnë profilin e tij në rrjetin social të instagramit.
Ai theksoi se një gjë e tillë po bëhet edhe ndaj disa profileve të tjera të qytetarëve që janë marrë me protestën. Sipas tij, ky është një sulm i koordinuar që po bëhet kundër protestuesve nga njerëz të qeverisë.
“Jam kërcënuar me mesazhe. Tani po na mbyllin instagramit. Të gjithë që jemi marrë me protestat. na kanë sulmuar edhe videot personale.
Dikush ka marrë videon time sikur është e atyre, këta janë të paguar nga qeveria shqiptare me na mbyllur ne instagramin.
Sulm ndaj protestuesve me na trembur ne sepse në shtator nuk e keni idenë se çfarë do të ndodhë.”, tha ai.


