Posedonte 4 thika në lokalin e tij pa licencë, arrestohet 52-vjeçari në Korçë

Aktualitet

Posedonte 4 thika në lokalin e tij pa licencë, arrestohet

Policia e Korçës ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi dyshohet se posedonte katër thika në lokalin e tij.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas e ushtronte aktivitetin në këtë subjekt, pa licencën përkatëse.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në lokalin e tij, iu gjetën 4 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion