Policia zbardh krimin, kush është vajza që u qëllua me plumb në kokë nga i dashuri!

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e rëndë në Shkodër ku 34-vjeçari qëlloi me armë partneren e tij, me iniciale A.P.
Çifti janë gjetur brenda një automjeti ndërsa e reja është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Viktima është Kole Manaj ndërsa vajza identifikohet si Anila Ndoka (Prenushi, nga ish bashkëshorti). Ata nuk ishin banorë të zonës ndërsa çifti bashkëjetonte prej 4 vitesh.
"Rreth orës 11:15, në lagjen "Mark Lula", janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.


