Policia reagon për dhunën ndaj kancelarit të Gjykatës së Elbasanit

Aktualitet

Policia reagon për dhunën ndaj kancelarit të Gjykatës

Ledio Sulkuqi, 51 vjeç është kancelari i gjykatës së Elbasanit, të cilin e zunë pritë mbrëmjen e kaluar duke e goditur me sende të forta në kokë.

Frocat blu bëjnë me dije se kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët plagosën 51-vjeçarin.

Kancelari ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:30 në lagjen “Aqif Pasha”.

Nuk dihet nëse Sulkuqi ka pasur konflikte apo probleme për shkak të detyrës apo nëse autorët kanë qenë të panjohur për të.

Dy mendohet se janë pistat kryesore të hetimit, e para per shkak të detyres pasi 51-vjecari e ushtron këtë detyre prej vitesh, por nuk mohohet as pista tjeter që ka të bëjë me jetën personale.

Kujtojme se kancelari u godit me sende te forta mbrëmjen e së dieles nga te paktën dy persona në rrugicat e lagjes muzeale Kala teksa po i drejtohej banesës së tij.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 10.04.2022, rreth orës 22:30, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta në kokë shtetasi L. S., 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT