Zbulohet magazinë e madhe me drogë në Tiranë, ambienti ishte në përdorim të Kadastrës

Aktualitet

Zbulohet magazinë e madhe me drogë në Tiranë, ambienti ishte

Një operacion policor është zhvilluar gjatë mbrëmjen së djeshme në Tiranë, ku është zbuluar një magazinë me kanabis ne nje ambient shteteror.

Magazina me lëndë narkotike është zbuluar në rrugën “Hamdi Pepo” në kryeqytet.

Zbulohet magazinë e madhe me drogë në Tiranë, ambienti ishte
Ambienti ku u zbulua lenda narkotike ne Tirane

Mësohet se policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion.

Nuk dihet ende se sa është sasia e kanabisit të sekuestruar dhe nëse ka persona të arrestuar nga ky operacion.

Aktiviteti kriminal ushtrohej në katin e dytë të magazinës ndërsa kati i parë i objektit është në përdorim të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

ME TE LEXUARAT