Aksident i rëndë në Lezhë! Makina përplaset me kamionin, dëmtohen pasagjerët

Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë! Makina përplaset me

Lezhë/Informacion paraprak  

Rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Rrethi i taksive”, automjeti me drejtues shtetasin Ll. N. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin P. N..   

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi Ll. N., 44 vjeç, dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja A. N. (bashkëshortja e tij), të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjeksore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT