Policia kontrolle cep më cep: Kudo ka radarë dhe kamera, në rrugë edhe makina civile

Aktualitet

Policia kontrolle cep më cep: Kudo ka radarë dhe kamera, në

Uniformat blu vijojnë aksionin për kapjen e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë. Policia e Shtetit ka ndarë në faqen e saj zyrtare foto nga kontrollet në Elbasan.

Ajo apelon që automjetet të mos ecin me shpejtësi pasi kudo ka radarë, kamera dhe policë apo makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve. Policia thekson se qëllim nuk është gjoba por siguria e jetës në rrugë.

“Mos shpejtoni se kudo ka radarë, kamera, polic rrugor me makina e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve. Aspak qëllim gjoba, vetëm e vetëm siguria e jetës në rrugë.


Respekto rregullat e qarkullimit, mos fluturo në rrugë, mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, nëse do që të arrish i sigurt për jetën në destinacion dhe me patentë në xhep. Bashkë bëjmë më të mirën!”, thuhet në njoftim. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion