Policia e Tiranës në “aksion”, arreston 5 qytetarë, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Aktualitet

Policia e Tiranës në “aksion”, arreston 5 qytetarë,

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. N., 34 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, dhe u konstatua jashtë banese;

K. D., 25 vjeç, pasi ka kthyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga sherbimet e Policisë jashtë banesës. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. H., 39 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular, në një palestër. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij”, njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT