U kap me kokainë, “Shqiponjat” arrestojnë 23-vjeçarin në Tiranë

Aktualitet

U kap me kokainë, “Shqiponjat” arrestojnë

“Shqiponjat” kanë arrestuar një 23-vjeçar në Tiranë, pasi u kap me lëndë narkotike, kokainë. Policia njofton se shtetasi M.Z u kap pas një kontrolli fizik.

“Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Z., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT