Policia e Krujës ngre pika kontrolli/ Objekt makinat me xhama të errët
Lajmifundit
/
17 Janar 2025, 20:28
Aktualitet

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi, veçanërisht në ato që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit dhe anasjelltas.
Objekt i kontrollit janë automjetet me xhama të errësuar.
Gjithashtu edhe parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe ndalimi i personave në kërkim.


