EMRI/ Aksidenti me vdekje në Berat, kush është viktima
Lajmifundit
/
17 Janar 2025, 20:01
Aktualitet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Berat-Dimal.
Një makinë, që drejtohej nga një 24-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësore 30-vjeçare, e cila po ecte në rrugë së bashku me fëmijën e saj të mitur.
Viktimë në aksident ka mbetur shtetasja Lavia Gjata. Shoferi i që ka shkaktuar aksidentin është shtetasi A.Tafa.
Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


