Policia dhe IKMT i vendosin tritolin vilave pa leje në Farkë

Kryeministri Edi Rama deklaron se qeveria nuk do të lejojë ndërtime të paligjshme të cilat shërbejnë për përfitim privat dhe dëmtojnë komunitetin.
Në Facebook, Rama shkruan: “Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit.
Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”.
Kryeministri shoqëroi mesazhin me materiale nga aksionet kundër ndërtimeve pa leje, duke theksuar se procesi i lirimit të hapësirave publike dhe prishja e objekteve të paligjshme do të vazhdojë si një politikë e qëndrueshme e qeverisë.


