Po transportonin dru zjarri në mënyrë të paligjshme, procedohen dy persona në Manzë (Emrat)

Aktualitet

Po transportonin dru zjarri në mënyrë të paligjshme,

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy shtetas, Agron Shahini dhe Leonard Sheta të akuzuar për veprën penale të prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme. Aksioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Manzë.

Manzë, Durrës/ Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve. Procedohen penalisht 2 shtetas që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës dhe automjeti që shërbente për ta transportuar.

U proceduan penalisht shtetasit Agron Shahini dhe Leonard Sheta, për veprën penale " Prerja paligjshme e pyjeve

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, rreth orës 00:30, në aksin rrugor Shkafanë-Manëz, kanë konstatuar një mjet furgon me drejtues shtetasin A. Sh., dhe pasagjer shtetasin L. Sh., duke transportuar një sasi prej 5m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që dyshohet se ishin prerë në pyllin e fshatit Dreç, Ishëm, Manzë. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë u proceduan penalisht për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve", shtetasit A. Sh., 57 vjeç, dhe L. Sh., 42 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion