Policia aksion në Tiranë, kapen armë, municion ushtarak, kallashnikov dhe drogë, 7 arrrestuar

Aktualitet

Policia aksion në Tiranë, kapen armë, municion ushtarak,

Të paktën 7 persona kanë rënë në prangat e policisë për "Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit" dhe "Kultivim të lëndëve narkotike" në fshatin Kryezi të rrethit Tiranë.

Mësohet se mes të arrestuarve, është dhe kryeplaku i një fshati tjetër.

"Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë , një pistoletë dhe një çifte.", njofton policia.

Njoftimi
Vihen në pranga 7 persona, ndërmjet tyre edhe një kryeplak i një fshati tjetër, bashkëautor i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Kryezi.

Sekuestrohen 4 armë zjarri, një armë gjahu, municon luftarak dhe 11 telefona celular.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkoitke dhe atë të armëmmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra nga Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Polcisië Nr. 1 Tiranë filloi procedimi penal për goditjen e personave që posedonin armë zjarri dhe tentonin të kultivonin bimë narkotike.


Pas një hetimi proaktiv 4-mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1, mbështetur nga strukturat e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë si dhe nga Forcat “Shqiponja”, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor I koduar “Kryezi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi I shtetasve:

L. C, 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi. .
D. H, 34 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.
E. M, 21 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
A. M, 31 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
K. Gj, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
G. Gj, 36 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
Xh. H, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’.
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi nga terësia e veprimeve proceduriake si dhe provave të sekuestruara rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë , një pistoletë dhe një çifte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion